VIDEO/ E rëndë në mes të qytetit, ylli i ringut qëllohet me 5 plumba në atentat
Luftëtari rus i MMA-së me origjinë nga Dagestani, Timur Khizriev, u plagos rëndë gjatë natës në një sulm të organizuar përpara një ndërtese në qytetin e Makhachkalas.
Sipas mediave ruse, dy sulmues të maskuar e pritën Khizrievin ndërsa ai po dilte nga makina e tij dhe qëlluan drejt tij me pesë plumba nga një pistoletë. Ngjarja ndodhi mes natës së të martës dhe të mërkurës.
Një video nga kamerat e sigurisë, e cila qarkullon në rrjet, tregon momentin e sulmit dhe ka ngritur shqetësime të mëdha.
🚨GRAPHIC WARNING🚨
PFL champion Timur Khizriev was shot by two masked men in the courtyard of a residential building.
After being shot in the back, Khiztiev took down one attacker but was shot several more times
He is reportedly alive and in surgery pic.twitter.com/SJUOVaIeJA
— Combat Casuals (@Combat_Casuals) July 15, 2025
RIA Novosti raporton se Khizriev është shtruar në spital me lëndime të shumta, por fatmirësisht jeta e tij nuk është në rrezik. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e sulmuesve. Khizriev lufton në divizionin e peshave të lehta të organizuar nga PFL.