Vetëhidhet me djalin ne Niagara, vdes 34 vjeçarja, i biri shpëton mrekullisht

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku një grua është hedhur nga ujvara e Niagarës së bashku me fëmijën e saj 5 vjeç. 34-vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur besohet se është hedhur qëllimisht.

Djali 5-vjeçar arriti të shpëtonte dhe u dërgua në spitalin e fëmijëve në Buffalo me një dëmtim në kokë, por nëna e tij nuk ia doli të mbijetonte.

Menjëherë pas tragjedisë 5-vjeçari është dërguar me helikopter në spital.