Ursula von der Leyen : Rusia i trembet hyrjes së Ukrainës në BE
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nga Kievi ku ndodhet për një viztë zyrtare në kuadër të “Ditës së Europës” nënvizoi ambicien e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në.
URSULA VON DER LEYEN PRESEIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN: Ata kanë frikë nga suksesi që ju përfaqësoni dhe shembulli që tregoni dhe kanë frikë nga rruga juaj drejt Bashkimit Evropian. Por agresori tashmë ka dështuar. Ukraina i ka rezistuar sulmit dhe po lufton me sukses. Dhe pse është para së gjithash, sepse si një shoqëri e lirë, Ukraina mbështetet në trimërinë e pashuar të miliona grave dhe burrave të saj.
https://twitter.com/i/broadcasts/1YqKDoBMvrAxV
Komentet u bënë në një konferencë të përbashkët shtypi të mbajtur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy pas një valë të re të sulmeve ajrore ruse në kryeqytet. Von der Leyen shtoi se vendet anëtare të BE-së do të rrisin prodhimin e municioneve “për të përmbushur nevojat e Ukrainës dhe të vendeve anëtare”. Nga ana tjetër presidentja e KE u shpreh se prioritet mbetet tanimë marrëveshja për grurin ukrainas
URSULA VON DER LEYEN PRESEIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN: Prioriteti i menjëhershëm tani është që gruri të shkojë pa probleme dhe me koston më të ulët të mundshme jashtë Ukrainës drejt Bashkimit Evropian. Kjo kërkon një bashkëpunim shumë të ngushtë të palëve të ndryshme të interesuara. Prandaj, ne do të krijojmë së bashku një platformë koordinimi në mënyrë që ne do të rifunksionojë plotësisht. Kjo është e rëndësishme.
https://twitter.com/i/status/1655888753871781888
Ajo filloi udhëtimin e saj shumë simbolik pak para se Presidenti rus Vladimir Putin të shënonte fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake vjetore dhe fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës.
Udhëtimi vjen pas një sërë sulmesh që Rusia ka ndërmarrë së fundmi në Ukrainë. Rusia lëshoi rreth 25 raketa në kryeqytetin e Ukrainës, sulmi i dytë në pak orë. Shërbimet emergjente ukrainase lëshuan alarme për sulm ajror për Kievin dhe pjesën më të madhe të Ukrainës qendrore dhe lindore, duke u shtrirë nga Vynnitsya në perëndim në të gjitha rajonet lindore dhe në jug deri në rajonin Kherson dhe Odesa në Detin e Zi.