Ukraina u bën ballë 10 dronëve sulmues të nisur nga Rusia
Ukraina deklaron se ka rrëzuar 10 nga 11 dronët “Shahed” të nisur nga forcat ruse të mërkurën mbrëma. Kështu tha Komanda e Forcave Ajrore të Armatosura të Ukrainës në Telegram.
“Këtë natë, armiku sulmoi përsëri Ukrainën me dronë vetëvrasës nga juglindja,” -tha Komanda e Forcave Ajrore. Njësitë raketore kundërajrore të Komandës Ajrore Lindore shkatërruan 10 nga 11 Shahed-136/131, ndërkohë nuk raportohet për viktima.
Dronët “Shahed” prodhohen në Iran dhe janë vendosur shpesh nga forcat ruse në Ukrainë.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan të martën se forcat ruse filluan një sulm gjatë natës në qytetin e Odesa duke përdorur dronët e prodhuar nga Irani. Dronët “Shahed” u rrëzuan gjithashtu mbi qytetin Dnipro, sipas Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit.