Ukraina godet katër baza ajrore ruse, shkatërrohen të paktën 40 avionë ushtarakë
Një sulm masiv me dronë nga Ukraina ka goditur katër baza ajrore të rëndësishme ruse, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe shkatërruar të paktën 40 avionë luftarakë, përfshirë bombardues strategjikë dhe avionë zbulimi. Lajmi u konfirmua nga burime të sigurisë ukrainase për median Kyiv Post, të cilat e përshkruajnë operacionin si një nga më të rëndësishmit që nga fillimi i luftës.
Operacioni special, me emrin e koduar “Rrjeta”, kishte në shënjestër katër baza ajrore strategjike ruse:
- Belaya,
- Diaghilevo,
- Olenya dhe
- Ivanovo.
Sipas burimeve ukrainase, objektiv i drejtpërdrejtë i sulmit ishin bombarduesit me rreze të gjatë veprimi të tipit Tu-95 dhe Tu-22M3, të cilët Rusia i ka përdorur në mënyrë sistematike për të kryer sulme ajrore ndaj infrastrukturës dhe qyteteve ukrainase. Po ashtu është raportuar dëmtimi ose shkatërrimi i një avioni të avancuar zbulimi A-50, pjesë e sistemit të mbikëqyrjes ajrore të forcave ruse.
Një nga burimet e përfshira në operacion e cilësoi sulmin si “pikë kthese në luftë”, duke theksuar:
“Mosndëshkueshmërisë së Rusisë i ka ardhur fundi.”
Edhe pse vendndodhja e saktë e sulmeve me dron nuk është bërë publike zyrtarisht, media ukrainase raporton se ndër bazat më të goditura ishte Olenya, ku ndodhen bombarduesit strategjikë Tu-95 – një armë kyçe në arsenalin ajror të presidentit rus Vladimir Putin.