Udhëtimi i parë jashtë vendit që pas diagnostifikimit me kancer, Mbreti Charles më 6 qershor në Francë
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të udhëtojnë drejt Francës më 6 qershor. Mësohet se udhëtimi i çiftit mbretëror do të zhvillohet në lidhje me përkujtimet zyrtare të 80-vjetorit të zbarkimit të Normandisë.
Lajmin për udhëtimin e mbretit dhe mbretëreshës së Anglisë e ka njoftuar Pallati Buckingham. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Charles jashtë vendit pasi u bë e ditur se ai vuan nga kanceri.
Monarku 75-vjeçar rifilloi daljet publike më 30 prill ndërsa po trajtohej për sëmundjen e tij. Sipas njoftimit, ai do të marrë pjesë në një ceremoni në memorialin britanik Verre-sur-Mer në Normandi. Djali i tij, Princi ëilliam, do të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor ndërkombëtar në Omaha Beach, së bashku me shumë krerë shtetesh dhe veteranë.