Udhëheqësit evropianë takohen në Islandë për të riafirmuar vlerat ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon
Udhëheqësit evropianë do të takohen në Islandë këtë të martë për një samit dy-ditor që synon të tregojë mbështetjen e tyre për Ukrainën, por gjithashtu të dërgojë një mesazh të fuqishëm mbi vlerat thelbësore demokratike që shumë mendojnë se janë nën kërcënim.
46 anëtarët e trupit udhëheqës të të drejtave të njeriut, do të mblidhen për të diskutuar kërcënimet e reja nga lufta. Ndërkaq Serbia përfaqësohet në nivelin më të ulët për të protestuar fillimin e procedurës të pranimit të Kosovës në organizatë. Gjithashtu udhëheqësit do të diskutojnë edhe për përjshtimin e Turqisë nga Këshilli i Europës pasi dështoi të zbatojë një vendim gjykate të vitit 2019 për lirimin e biznesmenit dhe filantropistit të burgosur Osman Kavala i cili bëri fushatë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.
Pjesë e samitit në Reykjavik do të jenë Olaf Scholz i Gjermanisë, Rishi Sunak i Britanisë presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kryeministri Edi Rama.