Kreu i ushtrisë mercenare Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.

Ministria ruse e Emergjencave tha se të 10 personat në bord kishin vdekur pasi mjeti fluturues që udhëtonte nga Moska drejt Shën Petërburgut u rrëzua në rrethana të paqarta.

Mësohet se avioni ishte i tipit Embraer Legacy 600, me numër bishti RA-02795, ndërsa besohet se i përkiste kreut të ushtrisë mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin.

foto galeri foto galeri foto galeri