U hoq nga puna, ish-ambasadorja në Tiranë Yuri Kim proteston para DASH

Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është në mesin e atyre që do largohen nga detyra nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vendimi është pjesë e një reforme të brendshme që, sipas drejtuesve aktualë, synon riorganizimin dhe efikasitetin e diplomacisë amerikane. Ata i cilësuan arsyet për largimin si “të motivuara politikisht”, duke pretenduar se shumë prej tyre janë etiketuar si të paaftë apo të lidhur me strukturat e mëparshme të ndikimit.

Pamjet e transmetuara nga agjencia “Reuters” e tregojnë Kim mes turmës, duke ndezur diskutime mbi rolin dhe pozicionin e saj në këtë zhvillim të fundit.

Vendimi është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, të cilët së bashku me figura të larta republikane e kanë cilësuar këtë hap si “të domosdoshëm për të pastruar strukturat e brendshme dhe për ta bërë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive”.

Departamenti i Shtetit ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare të plotë mbi kriteret e përdorura për shkarkimet apo mbi procedurat e mëtejshme.