U hodh në lumë për t’i ikur policisë, vdes 20-vjeçari shqiptar në Austri

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Austri në përpjekje për t’iu larguar autoriteteve të cilat i ishin vënë në ndjekje. Mediat austriake e cilësojnë si një arratisje nëpër filma, por fundi ishte i trishtë për të riun shqiptar, i cili gjeti vdekjen pasi u hodh në një lumë në Austri.

Gjithçka ka nisur më 26 nëntor, kur ai ka refuzuar që të ndalojë kur policia ia ka kërkuar, por është larguar me shpejtësi me makinën që dyshohet se ishte e vjedhur. Policia dyshon se i riu merrej me veprimtari të jashtëligjshme dhe prandaj është përpjekur të largohej dhe të mos ndalonte para forcave policore.