Turqia vret liderin e dyshuar të ISIS
Forcat e inteligjencës turke kanë vrarë liderin e dyshuar të grupit ISIS, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi. Lajmin e ka bërë public vetë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Erdogan u shpreh se inteligjenca turke kishte monitoruar udhëheqësin e dyshuar për një kohë të gjatë përpara se të fillonte operacionin e tyre.
RECEP TAYYIP ERDOGAN PRESIDENT I TURQISË: Ka pasur një zhvillim që tregon luftën tonë të vendosur kundër organizatave terroriste. Organizata jonë Kombëtare e Inteligjencës ka ndjekur të ashtuquajturin lider Shtetit Islamik, Abu Husein al-Qurashi, për një kohë të gjatë. Kjo është hera e parë që po e bëj të ditur këtë lajm, se individi i tij u neutralizua në kuadër të një operacioni të organizatës kombëtare të inteligjencës turke në Siri. Ne do të vazhdojmë lufta kundër organizatave terroriste pa asnjë përjashtim.
Burimet siriane lokale dhe të sigurisë thanë se bastisja ndodhi pranë qytetit verior të Sirisë, Jinderes, i cili kontrollohet nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia. Ushtria Kombëtare Siriane, një fraksion opozitar me një prani sigurie në zonë, nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me vrasjen e liderit të ISIS.
Nëntorin e kaluar, grupi xhihadist njoftoi vdekjen e liderit të tij, Abu al-Hassan al-Hashemi al-Qurayshi. Shtetet e Bashkuara thanë se ai u vra në një operacion nga Ushtria e Lirë Siriane rebele në Sirinë jugperëndimore në mes të tetorit 2022. Grupi ISIS pushtoi zona të gjera të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014, dhe kreu i tij në atë kohë, Abu Bakr al-Baghdadi, shpalli një kalifat islamik në një zonë që ishte shtëpia e miliona njerëzve.
Por grupi humbi kontrollin e tij në territor pas fushatave nga forcat e mbështetura nga SHBA në Siri dhe Irak, si dhe forcat siriane të mbështetura nga Irani, Rusia dhe paraushtarakë të ndryshëm. Luftëtarët e saj të mbetur tani fshihen kryesisht në zona të largëta të Sirisë dhe Irakut, dhe ende herë pas here kryejnë sulme.