Lufta në Ukrainë ka bërë që vendet nordike ta rishikojnë më me shpejtësi mundësinë e anëtarësimit në NATO-s.
Fjala është për Finlandën dhe Suedinë të cilat deri më tani kanë shprehur një dakordësi për të hyrë sëbashku në aleancën e madhe ushtarake.
Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë, pasi Ankaraja mund t’i vë bllokadë kësaj të fundit.
Finlanda – e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë – dhe Suedia, kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, duke iu dhënë fund politikave disavjeçare për mospërfshirje ushtarake.
Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, u ka thënë mediave të martën se ai është “në kontakt me Finlandën, për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh”.
Politikani danezo-suedez, i krahut të djathtë, Rasmus Paludan, i ka vënë flakën një kopjeje të Kuranit të shtunën, para Ambasadës së Turqisë në Stokholm, hap që ka zemëruar Ankaranë dhe shtetet myslimane në gjithë botën.
“Suedia nuk duhet të presë mbështetjen tonë për NATO”, ka thënë më pas presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.