Turisti grabitet pasi pyet taksistin për sigurinë, reagimi ndaj hajdutit bëhet viral
Një incident grabitjeje ka ndodhur në qendër të Athinës, në zonën e njohur të Omonias, duke sjellë sërish në vëmendje shqetësimet për sigurinë në këtë pjesë të kryeqytetit grek. Viktima ishte një turist i huaj, i cili vetëm pak sekonda para ngjarjes kishte pyetur shoferin e taksisë nëse zona ishte e sigurt.
“A është zona e sigurt?”, dëgjohet të pyesë turisti në anglisht, në një video të publikuar nga televizioni grek SKAI. Shoferi i përgjigjet me qetësi: “Është në rregull, mos u shqetëso. Vetëm ki kujdes, si në çdo qytet të madh.” Por menjëherë pasi zbret nga taksia, ndodh e papritura.
Siç tregohet në pamjet filmike, një burrë i veshur si turist i afrohet dhe e sulmon, duke i rrëmbyer çantën. Ngjarja ndodh në pak sekonda, në mes të rrugës dhe para kalimtarëve.
Turisti nuk qëndron i pafuqishëm. Ai e ndjek grabitësin në rrugë dhe arrin të rikuperojë sendet personale, ndërsa autori largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.