Tucker Carlson thyen heshtjen pas largimit nga Fox News

Tucker Carlson ka thyer heshtjen e tij pas largimit të tij nga Fox News në një video ku sulmon gënjeshtarët që përpiqen t’i bëjnë të heshtin njerëzit e ndershëm. Nëpërmjet një video e shkurtër e cila u postua në Tëitter dy ditë pas daljes së tij ai nuk ndau arsyen e largimit të tij dhe nuk foli për planet e tij të ardhshme.

 TUCKER CARLSON: Gjëja që vëreni kur merrni pak pushim është se sa budallalëqe të pabesueshme janë shumica e debateve që shihni në televizion. Ato janë krejtësisht të parëndësishme. Ata nuk thonë asgjë. Pas pesë vitesh nuk do të kujtojmë se i kemi dëgjuar.  Jo vetëm kaq por kur njerëzit e ndershëm thonë atë që është e vërtetë, me qetësi dhe pa siklet, ata bëhen të fuqishëm. Në të njëjtën kohë, gënjeshtarët që janë përpjekur t’i mbyllin gojën njerëzvee bëhen më të dobët.

53-vjeçari Carlson nuk ishte vetëm një prezantues i njohur në Fox News, por edhe një prezantues jashtëzakonisht i madh, me mesatarisht tre milionë ndjekës amerikanë në programin e tij çdo natë. Moderatori i shkarkuar ishte zëri kryesor mbështetës i teorive konspirative se makinat e kompanisë Dominion i vodhën presidencën Donald Trumpit.

https://twitter.com/i/status/1651387616049217538

Carlson dhe të tjerë e mbajtën gjatë këtë retorikë. Mediat kanë raportuar se Carlson u pushua nga puna me urdhër personal të pronarit të Fox, Rupert Murdoch, sepse, ndër të tjera, kishte përdorur gjuhë vulgare . Ai përfundon videon e tij dy minutëshe duke thënë se :”Ku mund t’i gjesh ende amerikanët që thonë gjëra të vërteta? Nuk kanë mbetur, por ka disa”.

Brenda dy orëve nga postimi, mesazhi i tij në Twitter kishte marrë mbi 11 milionë shikime. Njoftimi i papritur i largimit të Carlson erdhi një javë pasi FoxNews dhe kompania mëmë FoxCorp arritën një marrëveshje për t’i paguar kompanisë së sistemeve zgjedhore Dominion 787.5 milionë dollarë.  Në padi, Dominion argumentoi se biznesi i tij ishte dëmtuar nga Fox që përhapte pretendime të rreme se makinat e saj ishin manipuluar kundër ish-presidentit Donald Trump.