Trump telefonon Putinin! Shtëpia e Bardhë jep detajet e para

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nga Zyra Ovale. Sipas Shtëpisë së Bardhë, biseda mes dy liderëve nisi në orën 14:00 me orën lokale.

Ndihmësi i Presidentit dhe Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se “telefonata po shkon mirë dhe është ende në progres”.

Detaje të mëtejshme mbi temat e diskutuara ende nuk janë bërë publike, por pritet që pas përfundimit të bisedës të ketë një njoftim zyrtar nga administrata amerikane.