Trump sulmon ashpër Zelenskyy-n: Nuk e njohim pushtimin e Krimesë, por deklaratat e tij dëmtojnë paqen
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke e akuzuar se po dëmton procesin e paqes me deklaratat e tij të fundit në lidhje me Krimenë.
Në një postim të bërë në platformën Truth Social, Trump kritikoi qëndrimin e Zelenskyy-t për refuzimin kategorik të njohjes së pushtimit të Krimesë nga Rusia, duke e cilësuar këtë si një deklaratë nxitëse që, sipas tij, e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
“Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për Negociatat e Paqes me Rusinë,” u shpreh Trump, duke shtuar se Krimea është humbur vite më parë dhe “nuk është më as temë diskutimi.”
Trump vijoi më tej me kritikat, duke thënë se Zelenskyy “nuk ka asnjë kartë në dorë” dhe duhet të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund konfliktit. “Jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që ‘nuk ka asnjë kartë për të luajtur’ duhet tani, më në fund, ta përfundojë,” shkroi ai.
Ish-presidenti amerikan shprehu gjithashtu bindjen se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende në detyrë: “Mezi pres të jem në gjendje të ndihmoj Ukrainën dhe Rusinë të dalin nga kjo katastrofë e plotë dhe e gjithanshme, e cila nuk do të kishte nisur kurrë nëse unë do të isha President!”