Trump sfidon Kushtetutën, flet për një mandat të tretë si president: Nuk bëj shaka!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mund të kandidojë për një mandat të tretë si president, pavarësisht se Kushtetuta e SHBA-së e ndalon këtë.

Gjatë një interviste për “NBC News”, Trump theksoi se nuk po bën shaka dhe sugjeroi se ka mënyra për ta realizuar këtë. “Ka metoda që mund ta bëni këtë”, tha ai.

Miliarderi 78-vjeçar ka përmendur edhe më parë mundësinë e një mandati të tretë, duke theksuar se shumë njerëz ia kërkojnë këtë. Megjithatë, ndryshimi i Kushtetutës për të lejuar një mandat të tretë do të kërkonte miratimin e dy të tretave të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, një sfidë e vështirë për republikanët.