Trump padit “Wall Street Journal” dhe Murdoch, kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap të fortë ligjor duke paditur Dow Jones & Company, News Corp., dy gazetarë të Wall Street Journal dhe pronarin e gazetës, Rupert Murdoch, për shpifje dhe përgojim. Sipas rrjetit CNN, Trump kërkon një dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh.
Padia është depozituar në gjykatën federale të Distriktit Jugor të Floridës, në Miami, dhe vjen vetëm një ditë pasi Trump kërcënoi publikisht të padiste Wall Street Journal për një artikull të publikuar së fundmi, ku pretendohet se ai i kishte dërguar një shënim me përmbajtje vulgare për ditëlindje Jeffrey Epstein-it në vitin 2003.
Në këtë artikull, thuhej se shënimi përmbante siluetën e një gruaje të zhveshur.
Një kopje e plotë e padisë ende nuk është bërë publike, por avokatët e Trump pretendojnë se botimi ka për qëllim të diskreditojë figurën e tij dhe të manipulojë opinionin publik, sidomos në prag të fushatës presidenciale të vitit 2026.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, “në emër të transparencës dhe interesit publik”, ka kërkuar nga gjykata deklasifikimin e transkripteve të dëshmive dhe dokumenteve të lidhura me hetimin e Jeffrey Epstein. Kërkesa u firmos nga Sekretarja Pam Bondi, dhe vjen në një kohë kur interesimi publik për rastin është i lartë.