Trump marrëdhënie më të ngushtë me Putin apo me Zelenskyn? Ja si përgjigjet presidenti i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shpreson që SHBA-ja të “qëndrojë e fortë” përballë kërkesave ruse për të hequr sanksionet si kusht për një armëpushim në Detin e Zi.

Zelensky po fliste gjatë një interviste paneli në Paris me gazetarë nga e gjithë Evropa.

I pyetur nga BBC nëse SHBA do të qëndrojnë të forta, ai tha: “Shpresoj që po. Zoti e bekoftë, ata do ta bëjnë. Por do të shohim.”

Duke folur në panelin në Paris, Zelensky tha se ishte “shumë mirënjohës” për mbështetjen dypartiake nga SHBA, por tha se kishte frikë se disa ishin “nën ndikimin e narrativave ruse”.

“Ne nuk mund të pajtohemi me ato narrativa,” tha ai.

Kur u pyet nëse presidenti amerikan Donald Trump kishte një marrëdhënie më të ngushtë me të apo me presidentin rus Vladimir Putin, Zelensky tha se nuk e dinte.

“Unë nuk e di – është e vështirë për mua të them.” tha ai. “Nuk e di çfarë marrëdhëniesh ka, nuk e di sa biseda ka bërë”.