Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Belgjikë, ku një vajzë 14-vjeçare është përdhunuar në grup nga dhjetë miqtë e të dashurit të saj në një pyll. Mediat e huaja shkruajnë se të arrestuarit për ngjarjen janë me origjinë nga Afrika dhe janë të moshave nga 11 deri në 16 vjeç.
Sipas prokurorëve, vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye privatësie, dyshohet se u thirr në një zonë pyjore të quajtur Kabouterbos në Kortrijk, nga i dashuri i saj gjatë kohës së pushimeve nga shkolla për festën e Pashkëve.
Ai ka qenë i pari që e ka përdhunuar në sy të shokëve, dhe më pas të tjerët, ndërkohë që më i vogli, një djalë 11-vjeçar, u la për të bërë rojen.
Ky rast tronditës vjen tre vjet pas një tjetër incidenti të ngjashëm të tmerrshëm që tronditi vendin kur një vajzë 14-vjeçare u përdhunua nga një grup të rinjsh në një varrezë në Ghent, në Flandrën Lindore.