Trazira në tregjet europiane pas falimentimit të Silicon Valley

Frika nga efekti domino bëri që shumë banka të vendeve të Bashkimit Europian t’a nisin javën me rënie drastike të vlerës së aksioneve.  Banka Unikredit në Milano njoftoi rënie me mbi 7% të vlerës së aksioneve. Rënie rekord të vlerës së aksioneve njoftoi banka zviceriane Kredit Suis. Rënie të vlerave pati edhe për titujt shtëtërorë jo vetëm në vendet e Bashkimit Europian por edhe në shumë vende të tjera të botës.

Megjithatë, qeveritë europiane po reagojnë në kohë për të minimizuar efektet negative në degët e bankës SVB nëpër vendet e tyre. Në Britaninë e Madhe, banka e madhe HSBC njoftoi blerjen e degës së SVB-së në këtë vend, duke shmangur falimentimine  pritshëm.

Ndërsa, sipas vlerësimeve të qeverisë gjermane, dega e kësaj banke nuk krijon asnjë problem në sistemin bankar vendas. Ekspertët vlerësojnë se pavarësisht panikut, nuk pritet ripërsëritje e krizës financiare botërore si ajo e 2008-ës.