Transporti publik në Greqi në protestë/Kallëzime penale ndaj tre personave të tjerë

 

Transporti publik në Greqi eshte ende i paralizuar. Mijëra punonjës të disa sektorëve në vend dolën në protestë pas tragjedisë në Larisa ku gjetën vdekjen 57 persona.

https://www.youtube.com/watch?v=KzeLpDOOhM0

Aksidenti hekurudhor ka ngjallur zemërim tek qytetarët lidhur me gjendjen e  rrjetit hekurudhor në shtetin fqinj.

 “Jam shumë e zemëruar dhe jo vetëm me dikë në veçanti, por me të gjithë. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë. Edhe unë jam përgjegjëse që nuk reagova që kjo të mos ndodhte” .

Punonjësit e transportit publik fajesojnë autoritetet atje per neglizhencë, investimet e  pakta, por edhe stafin e pamjaftueshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=A9_rad0Aamo

Është logjike që do të ketë  zemërim brenda shoqërisë, por besoj se gjatë këtyre momenteve heshtja është zgjidhja më e mirë.

Sakaq, autoritetet  në shtetin fqinj do të procedojnë me kallëzime të reja penale, pasi ka prova qe implikojne edhe tre persona te tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=z_ethEXadiQ

Pjesë e hetimit është edhe drejtuesi i trenit të pasagjerëve i cili humbi jetën në aksidentin tragjik.