Tragjedia në Nashville, agresorja rezultonte me probleme të shëndetit mendor

Ish-nxënësja 28-vjeçare që vrau tre fëmijë dhe tre të rritur në një shkollë të klasës së krishterë në Nashville  ishte nën kujdesin e mjekëve pasi kohët e fundit ishte diagnostikuar me çrregullim emocional.

Një tjetër video është publikuar nga policia e cila tregon momentin kur ata hyjnë në shkollën private në Nashville dhe përballen me sulmuesen të cilën e lënë menjëherë të vdekur. Gjashtë minutat e pamjeve, të marra nga kamerat të cilët policët mbanin në trup, tregojnë forcat të cilët ngjiten më shpejtësi nga njëra klasë në tjetrën. Njëri prej oficerëve i bën thirrje që të largojë duart nga arma ndërsa tjetri e qëllon agresoren.

Midis provave të ndryshme që po shqyrtohen nga policia dhe agjentët e FBI-së u zbuluan edhe disa shkrime dhe harta të vizatuara nga 28 vjeçarja e cila kishte organizuar mënyrën sesi do të kryente sulmin tragjik. Nga ana tjetër prindërit e saj kanë deklaruar se ajo i kishte fshehur armët në shtëpinë e tyre. Audrey Elizabeth Hale kishte blerë shtatë armë përpara se të kryente sulmin tragjik në shkollën private në Nashville.

Agresorja përdori dy armë dhe një pistoletë gjatë sulmit në shkollën fillore, e fundit në një varg të gjatë të shtënash masive në SHBA që i kanë kthyer armët në një çështje politike të nxehtë. Armët që përdori për të vrarë fëmijët dhe anëtarët e stafit ishin në mesin e atyre që i bleu ligjërisht në pesë dyqane në Nashville.

Prindërit e Hale nuk e dinin që ajo kishte shtatë armë dhe se kishte nxjerr lejen vetëm për një armë të cilën kohët e fundit edhe e kishte shitur. Autoritetet ende nuk kanë arritur në një përfundim në lidhje me motivin e ngjarjes. Sulmi me armë në këtë shkollë është rasti i 89-të.Vitin e kaluar u rregjistruan 303 incidente të tilla, më i larti i çdo viti.