Tragjedia në Kenia, shkon në 89 numri i viktimave
Besonin se do të shkonin në parajasë ,prandaj agjëruan deri në vdekje. Ky rast ka tronditur Kenian dhe jo vetëm ndërsa numri i viktimave që ndiqnin këtë kult ekstrem fetar ka shkuar në 89.
Shumica e trupave të pajetë u gjetën në këtë pyll me një sipërfaqe prej 800 hektarësh . Gjatë kërkimeve autorietet atje kanë mundur të gjejnë 3 persona të gjallë duke e cuar numrin total të të mbijetuarve në 34.
Më shumë se 200 njerëz rezultojnë ende të zhdukur ndërsa pritet që bilanci i viktimave të thellohet. Ministrja e Brendshme e Kenias ka bërë thirrje që udhëheqësi i këtij kulti fetar Paul Mackenzie të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg.
Ky banor thotë se edhe pse motra dhe fëmijët e saj i shpëtuan njëherë mosushqyerjes, ata ju rikthyen sërish këtij besimi. “Ata erdhën dhe morën motrën time Salama. E morën me fëmijët e saj nga këtu. Kur shkuam ta merrnim dhe e kthyem në shtëpi, u habitëm që ajo u arratis përsëri dhe u kthye. Pyesim veten se çfarë lloj pushteti përdorën,” u shpreh ai .
Sakaq, vetë udhëhqeqësi i kultit fetar së bashku me 14 ndihmësit e tij po refuzojnë ushqimin dhe ujin në qelinë e paraburgimit.