Tragjedi në Itali, orteku i merr jetën adoleshentit, 5 mijë persona mbeten të bllokuar

Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë, si pasojë e një orteku që e ka shtypur në një shpat mali.

Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, afër Francës, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit të një unaze. Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, përndryshe mund të kishte ndodhur tragjedia.

Të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.

Në të njëjtin rajon, dy mijë persona të tjerë u bllokuan, pasi lidhjet rrugore u ndërprenë përkohësisht për shkak të rrezikut të lartë të ortekëve.