Tragjedi në Britani, burri vrau gruan dhe vajzën shtatë vjeçare, më pas kreu vetëvrasje

Vrasjet e tre anëtarëve të familjes Pattison tronditi shtypin britanik, pasi gruaja e gjetur e vdekur ishte drejtoresha e shkollës private prestigjioze Epsom, Emma Pattison.

Pranë trupit të Emës, u gjetën të vdekur bashkëshorti i saj George dhe vajza e tyre shtatëvjeçare Letty.

Pasi i vrau me armën e tij, burri dhe babai i fëmijës së vogël thuhet se kanë kryer vetëvrasje, raporton BBC.

Pak para vrasjes së saj, drejtuesja e shkollës private në Surrey, siç shkruan gazeta “The Sun”, kishte telefonuar një të afërm për t’i thënë se ajo ishte në rrezik.

Gazetat “Guardian” dhe “Daily Mail” shkruajnë se kur autoritetet policore kanë mbërritur në shtëpinë e çiftit, e cila ndodhet pranë ambienteve të shkollës private, të tre anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur.

Edhe pse autoritetet nuk kanë zbuluar ende shkaqet e vdekjes së tyre, ata janë të bindur se askush tjetër nuk është i përfshirë në krim.

Madje ata konfirmuan se në vendin ku u gjetën tre trupat u gjet një armë zjarri e regjistruar në emrin e George. Për këtë arsye autoritetet po e trajtojnë tragjedinë si një vrasje të dyfishtë dhe vetëvrasje.