Tornadot dhe stuhitë sjellin probleme në SHBA

 

Stuhitë dhe tornado sërish kanë shkaktuar sërish probleme në disa pjesë të jugut të SHBA-së. Shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa 1 milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhia e fuqishme po lëvizte në verilindje dhe do të shkaktonte borë të dendur dhe borë nga lindja e Miçiganit deri në Nju Jork. Disa zona në Nju Jork dhe Neë England mund të shikojnë borë mbi 60 cm.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se të paktën dy tornado shkatërruan pjesën perëndimore të shtetit. Beshear u shpreh në mediat sociale se të paktën dy persona humbën jetën nga moti i keq. Përveç tornadove, stuhitë në Kentaki po shoqërohen me erëra deri në 128 km/h mjaftueshëm për të rrëzuar traktorë në rrugë.

Bora e madhe mbuloi gjithashtu edhe  vendpushimin e skive Palisades Tahoe mes kushteve të ashpra të motit në Kaliforni. Sipas zyrtarëve, Palisades Tahoe rregjistroi 96 cm borë ditët e fundit. Javën e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Motit  lëshoi ​​një paralajmërim për stuhi dëbore për Los Anxhelosin, paralajmërimi i parë i stuhisë që nga viti 1989.

Ndërkaq moti i keq ka përfshirë edhe Toronton në Kanada. Stuhia e borës e shoqëruar me bubullima bëri që fluturimet të anuloheshin për shkak të dukshmërisë shumë të ulët. Gjithashtu meterogël parashikojnë se bora pritet të arrijë në 20 cm.

Stuhitë e dhunshme janë të shpeshta në jug të SHBA-së në muajt e dimrit, pasi ajri i ngrohtë dhe i lagësht del nga Gjiri i Meksikës dhe përplaset me ajrin më të ftohtë që lëviz nga veriu.

Check Also

Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Le të shpërndajmë modelin tonë

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Kreu i shtetit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *