Tornadot dhe stuhitë shkatërruese në SHBA, të paktën 33 viktima dhe dëme masive materiale

Tornadot dhe stuhitë e fuqishme që goditën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar të paktën 33 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për shpëtimin dhe ndihmën ndaj të prekurve.

Sipas autoriteteve të Misurit, vetëm në këtë shtet janë regjistruar 12 viktima, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Stuhitë kanë goditur veçanërisht kontetë Wayne, Ozark, Butler, St. Louis dhe Jefferson.

Në Kansas, të paktën tetë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore të shkaktuara nga një stuhi e fuqishme rëre që uli ndjeshëm dukshmërinë. Po ashtu, në Misuri, gjashtë persona kanë vdekur dhe tre rezultojnë të zhdukur, sipas guvernatorit Tate Reeves.

Në Teksas, katër persona humbën jetën nga aksidentet rrugore të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa në Arkansas, raportohen tre të vdekur dhe 29 të plagosur. Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders ka informuar presidentin Donald Trump për situatën në këtë shtet.

Për shkak të dëmeve të shumta, guvernatori i Misurit, Mike Kehoe, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa mbi 250,000 familje mbetën pa energji elektrike. Pamjet nga zonat e prekura tregojnë shtëpi të shkatërruara, automjete të përmbysura dhe rrugë të mbuluara nga mbeturinat.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar se tornadot pritet të godasin në orët e ardhshme Luizianën, Misisipin, Alabamën dhe Tenesin, duke shtuar më tej rrezikun për viktima dhe dëme të tjera materiale.