Theresa May do të publikojë librin ”Abuzimi i Pushtetit”

Ish-kryeministrja britanike Theresa May do të publikojë një libër në lidhje me abuzimin me pushtetin, në një seri skandalesh politike, sipas raporteve.

Deputetja konservatore thuhet se do të përshkruajë në libër edhe fatkeqësitë në Hillsborough dhe Grenfell Tower, si dhe rastin Daniel Morgan në një publikim të ardhshëm letrar.

May ishte në detyrë në kohën e zjarrit në Grenfell dhe ishte e përfshirë në krijimin e një paneli për të shqyrtuar vrasjen e pazbardhur të Morganit, ndërsa ajo shërbente si sekretare e Brendshme në 2013. Libri është blerë nga kompania botuese ”Headline” dhe është planifikuar të botohet në vjeshtë, sipas ”The Bookseller”. I titulluar ”Abuzimi i Pushtetit” (”The Abuse of Power”), ai përshkruhet si “një ekspozim i zjarrtë i padrejtësisë dhe një thirrje e fortë për të ushtruar pushtetin për të mirën më të madhe”.

Në përmbledhjen e librit thuhet se “si kryeministre për tre vjet dhe sekretare e Brendshme për gjashtë vjet, Theresa May u përball me një sërë çështjesh në të cilat shpërdorimi i pushtetit çoi në rezultate shkatërruese për individët dhe dëmtoi ndjeshëm reputacionin dhe besimin në institucionet publike dhe politikanët”.

Ish-kryeministrja argumenton për një rishikim radikal në mënyrën se si i qasemi politikës dhe jetës publike.