UNICEF është shprehur e gatshme të ofrojë mbështetje për Iranin për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize në rritje, pas një një sëmundje misterioze që ka shtruar dhjetëra nxënës shkollash nëpër spitale. Po ashtu, kjo ka nxitur spekulimet për një komplot për të detyruar mbylljen e shkollave për vajzat iraniane.
Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.
Që atëherë, qindra raste të tjera kanë ndodhur dhe mbetet e paqartë se çfarë mund të jetë shkaktari i sëmundjes. Shahryar Heydari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, tha se që nga 1 marsi, rreth 900 studentë në provinca të ndryshme të vendit janë prekur nga kjo sëmundje.
Se kjo çështje është problem, zyrtarët iranianë e kanë pranuar vetëm kohët e fundit. Deputeti iranian, Abdulali Rahimi Mozafari, më 28 shkurt që i bëri thirrje kryetarit të Parlamentit të urdhërojë një hetim mbi këtë çështje.
Forcat e sigurisë kanë nisur gjithashtu një sërë bastisjesh në shkollat në të gjithë vendin, duke arrestuar dhunshëm studentë, veçanërisht vajza, të cilat kanë hequr hixhabet në shenjë proteste.