Thatësira përfshin lumin Rhine

Gurë të ekspozuar dhe rërë e dalë në spiërfaqje, nivelet e ujit të Rhine aktualisht janë shumë të ulëta pranë qyteteve gjermane perëndimore të Kaub dhe Bingen.

Niveli ka rënë deri në 1.50 metra duke treguar kështu praninë e një thatësire shumë të madhe përgjatë këtij dimri e cila ka qenë e pranishme në disa vende europiane.

KLIMATOLOG KARSTEN BRANDT: Ky është cikli tipik që kemi në Evropë. Që nga viti 2018, ne shohim që rezervuarët e ujit nuk po mbushen më në dimër në pjesë të mëdha të vende europiane dhe si rezultat, ka një kërcënim shumë më të madh nga thatësira në verë, sepse thjesht ka mungesë uji në dimër dhe mund të kemi edhe mungesë uji në pranverë por edhe verë.

Ndërsa shiu dhe bora në ditët në vijim mund të sjellin një lehtësim afatshkurtër, por ekspertët shprehen se pasojat mund të jenë afatgjata për gjatë gjithë kësaj vere.

KLIMATOLOG KARSTEN BRANDT: Nëse e nisim vitin me një nivel kaq të ulët uji tashmë kam frikë se do të ketë gjëra të këqija përpara. Do të jetë një vit i vështirë dhe politikanët duhet të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet të mendojnë se si të bëhet lundrimi në  këtë rrugë ujore të rëndësishme, për të gjetur zgjidhje sepse kjo thatësirë ​​duket se do të bëhet e përhershme.

Viti i kaluar pa verën më të nxehtë të regjistruar në Evropë, me kontinentin që u përfshi nga zjarret dhe thatësira.

Check Also

Burri që drogonte të shoqen dhe lejoi abuzimin e saj nga 72 burra pranon akuzat në Francë

Dominique Pelicot, 71-vjeçari francez që akuzohet se drogonte gruan e tij për ta vënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *