Terror në ajër, merr flakë gjatë fluturimit motori i avionit
Një avion i linjës American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, në Ohio pas një zjarri që përshiu njërin nga motorët.Shkak për shpërthimin e flakëve mësohet të jetë bërë një zog i cili ka hyrë në turbinë pak pas ngritjes.
Avioni me 173 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazxhit ishte caktuar të ulej në Arizona, por duhej të bënte uljen emergjente pas 40 minutash fluturim.Fatmirësisht avioni është kthyer në tokë i sigurt dhe të gjithë ata që ishin në bord dolën të sigurt nga ky udhëtim që ngjalli jo pak frikë e panik.
Të gjithë pasagjerët u dërguan në një aeroplan tjetër, i cili ishte planifikuar të nisej për në Phoenix. Ndërkohë autoritetet amerikane kanë nisur një hetim për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.