Tërmeti i fortë godet Turqinë, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet prej 4.7 ballë ka goditur Turqinë pasditen e sotme.

Mësohet se epiqendra ka qenë 35 kilometra nga Çorum, ndërsa thellësia fokale ka qenë 5 kilometra.

Nga informacionet paraprake të mediave vendase thuhet se lëkundjet kanë qënë shumë të forta dhe kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Ndërkohë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.