Tërmeti fatal në Turqi e Siri, flasin ekspertët: Ky mund të konsiderohet shkaku kryesor i tërmetit të kësaj jave

Një numër faktorësh kanë kontribuuar për ta bërë tërmetin e 5 shkurtit ndër më fatalët në histori. Një prej tyre është koha e ditës kur ndodhi.

Krahas kësaj, moti i ftohtë dhe me lagështirë që po lëviz nëpër rajon, dëmet në infrastrukturë dhe arritja e zonave të largëta janë një problem tjetër.

Temperaturat kanë qenë të ulëta të mërkurën në mëngjes, deri në minus 4 gradë në Gaziantep dhe minus 2 në Alepo. Të enjten parashikohet që ato të arrijnë respektivisht në minus 6 dhe minus 4 gradë.

Në këto kushte pyetja që shtrohet është, sa mund të mbijetojnë njerëzit nën rrënoja? Ekspertët paralajmërojnë se hapësira për të mbijetuarit pas tërmetit po mbyllet.

Turqia ndodhet në një ndërthurje pllakash tektonike dhe kjo e bën atë një vend të prirur ndaj tërmeteve. Pllaka arabe po lëviz me 20 milimetra në vit drejt asaj të Anadollit dhe ky konsiderohet shkaku kryesor i tërmetit të kësaj jave . Më pas, thellësia e tij në tokë ishte një faktor tjetër.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *