Tërmeti 7.7 ballë në Myanmar, xhamia në Mandalay shembet! Raportohet për të paktën 10 viktima
Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Myanmarin, duke shkaktuar tragjedinë e shembjes së një xhamie në qytetin Mandalay. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.
Pjesë të Pallatit Mbretëror historik në Mandalay janë dëmtuar gjithashtu. Në Naypyidaw, kryeqyteti i Myanmarit, të lënduarit po marrin ndihmën e shpejtë nga ambulancat dhe kalimtarët që po i transportojnë në spitale.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës, ku një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim u shemb, duke bllokuar 43 punëtorë nën rrënoja. Kryeministri tajlandez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok dhe ndërpreu vizitën e tij në Phuket për të udhëhequr operacionet e shpëtimit.
Tërmetet e cekët janë më të rrezikshëm pasi shkaktojnë lëkundje të forta dhe dëme të mëdha në strukturat e ndërtesave. Myanmar është një zonë e njohur për rrezik sizmik për shkak të përplasjes së pllakave euroaziatike dhe indo-australiane.
View this post on Instagram