TURQI– Një tërmet me magnitudë 5.5 ka ndodhur në orën 08:44 minuta, epiqendra e të cilit ishte rrethi Kozan i Adanasë.
Tërmeti ka tronditur lagjen Kozan të Adanasë, por është ndjerë edhe në qytetet përreth.
Sipas të dhënave të AFAD; tërmeti ka qenë 5.5 ballë dhe ka ndodhur në një thellësi prej 11 km.
Siç shihet edhe në foton e shkëptur nga edicioni i lajmeve në Turqi, njerëzit kanë lënë banesat dhe punët për shkak të frikës.
Kujtojmë se Turqia u godit nga një tërmet i fortë dhe vdekjeprurës në 6 shkurt. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tejkaloi 50,000 viktima.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ