Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Afganistanin lindor, lëkundjet u ndjenë edhe në Pakistan.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në masivin Indo-Kaukas (Hindu Kush), 47 kilometra në jugperëndim të qytetit të Iskasim, ndërsa thellësia fokale vlerësohet 194 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkenca (GFZ) tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.