Tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael

Militantët në Gaza hodhën raketa dhe autoritet izraelite kryen sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza- Izrael, një ditë pasi 11 palestinezë humbën jetën gjatë një sulmi në Bregun Perëndimor.
Sipas autoriteteve në Izrael nga Rripi i Gazës gjatë natës janë lëshuar gjashtë raketa, nga të cilat pesë raketa janë rrëzuar, ndërsa një tjetër ka rënë në një zonë të hapur por aktualisht nuk raportohet për të lënduar.
Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor ku përvec 11viktimave u plagosën më shumë se 100 njerëz.
Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me raketa, por bëri të ditur se kishte të drejtë të mbrohej kundër agresionit izraelit.
Grupet palestineze në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza bënë thirrje për një grevë të përgjithshme të .Shkollat, universitetet dhe bankat në Gaza nuk u hapën pasi aktivistët dolën në rrugë duke u bërë thirrje bizneseve të qëndrojnë të mbyllura.
Egjipti dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë angazhuar si ndërmjetësues për ta qetësuar situatën.