Temperaturat e larta, fermerët dhe punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve nuk do të punojnë

 

Thatësira dhe temperaturat e larta që kanë përshirë Spanjën kanë detyruar qeverinë që të ndalojë zhvillimin e disa profesioneve. Bujqit si dhe ata që merren me mirëmbajtjen e rrugëve nuk do të punojnë në ditët kur agjencia kombëtare e motit AEMET të lëshojë një paralajmërim alarmi për një rrezik të rëndë ose ekstrem nga temperaturat e  larta.

“Ne kemi parë tashmë shumë episode, sigurisht shumë serioze, në të cilat punëtorët kanë vdekur nga goditjet e të nxehtit. Ndryshimet klimatike tashmë po prekin njerëzit kështu që qeveria duhet të veprojë,u shpreh ministrja e Punës Yolanda Diaz.

Masa është pjesë e një pakete që qeveria e udhëhequr nga socialistët si reagim ndaj një thatësire të zgjatur që ka goditur aktualisht disa pjesë të Spanjës. Për t’iu përshtatur të nxehtit, disa rajone si Andaluzia jugore ose Madridi tashmë i lejojnë studentët që të ndjekin mësimin online si dhe do të ndjekin mësim me orare të reduktuara për shkak të të nxehtit.

Rezervuarët e ujit të Spanjës janë mesatarisht nën 50% të kapacitetit të tyre, ndërsa nivelet kanë rënë në afërsisht 25% në Andaluzi dhe rajonin verilindor të Katalonjës, dy nga zonat më të goditura.

Spanja ka regjistruar këtë vit temperatura të larta ku vetëm në prill vlerat termike arritën në 40 gradë Celsius, ndërsa rreshjet kanë qenë shumë të pakta. Deri më tani këtë vit, Spanja ka regjistruar 11 ditë më të nxehta se normalja.