Telefonatë e suksesshme mes Trump dhe Zelensky, zbulohen detaje nga biseda mes tyre
Nuk kishin komunikuar bashkë që pas diskutimit të nxehtë në zyrën Ovale e cila e u bë kryfjala e mediave të huaj.
Këtë herë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu I tij amerikan Donald Trump nuk u takuan ballë për ballë por zhvilluan një bisedë telefonike.Këtë herë duket se biseda mes tyre shkoi mirë dhe këtë e deklaron vetë kreu Shtëpisë së Bardhë në një postim në rrjetet sociale.
“Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë.Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre.Ne jemi shumë në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Waltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara” tha Trump.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte deklaruar se do të fliste me Presidentin Donald Trump për ti kërkuar Shteteve të Bashkuara të monitoronin një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë, për të cilin ai thotë se presidenti rus Vladimir Putin tashmë e kishte injoruar. Moska dhe Kievi akuzuan njëri-tjetrin të mërkurën për nisjen e sulmeve ajrore që dëmtuan infrastrukturën vetëm disa orë pasi udhëheqësit e tyre ranë dakord në parim për të ndaluar sulmet në infrastrukturën energjetike.
Zelenskiy, në një konferencë të përbashkët në Helsinki me presidentin finlandez Alexander Stubb, tha se fjalët e Putinit nuk ishin të mjaftueshme dhe se Ukraina do të sigurojë një listë të objekteve energjetike që shpreson se SHBA dhe aleatët do të ndihmojnë në monitorimin.
“Çdo negociatë është një mundësi e brishtë, një mundësi shumë e brishtë për t’i dhënë fund luftës, veçanërisht kur bëhet fjalë për rusët, të cilët deri më tani kanë demonstruar mosgatishmërinë e tyre për t’i dhënë fund luftës. Sa i përket territoreve, kjo ndoshta do të jetë një nga çështjet e vështira në negociatat e ardhshme.” mësohet të jetë shprehur presidenti ukrainas, Zelensky.
Para bisedës telefonike Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer 372 ushtarë të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kremlini konfirmoi këtë shkëmbim që u arrit pas bisedimeve midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin të martën.
Moska ktheu 175 të burgosur ukrainas, si dhe “22 të burgosur lufte të plagosur rëndë që kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore”, ndërsa Kievi ktheu 175 trupa ruse.