Teksas, shoferi përplas për vdekje 8 emigrantë
Teksasi nuk gjen qetësi. Tetë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur kur një makinë përplasi një grup emigrantësh jashtë një qendre ku ata ishin strehuar.
https://twitter.com/i/status/1655429625596477441
Emigrantët u goditën nga automjeti teksa ishin ulur në një trotuar dhe prisnin në një stacion autobusi në Brownsville, Teksas. Policia ka arrestuar shoferin i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Mediat shkruajnë se shoferi i përplasi qëllimisht ata teksa po kalonte me shpejtësi drejt tyre. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë trupa të shumtë të shpërndarë në tokë. Gjashtë personat, po trajtohen me lëndime të rënda në spital. Policia ka haour një hetim për motivin e ngjarjes tragjike e dyta në në pak orë që përfshin Teksasin.
https://twitter.com/i/status/1655378873800859651
Ndërkaq nga ana tjetër autoritetet federale kanë identifikuar autorin që vrau tetë persona, përfshirë fëmijë në një qendër tregtare në Dallas. I quajtur Mauricio Garcia33 vjeç dyshohet nga hetimet paraprake se kishte lidhje me të djathtën ekstreme. Hetuesit po shqyrtojnë mediat sociale për të shqyrtuar ideologjinë e tij.
Gjatë sulmit 33 vjeçari mbante të veshur një bluze me sloganin “Right Wing Death Squad” ( Skuadra e Vdekjes e krahut të djathte”), një frazë e njohur që përdoret në mesin e ekstremistëve të krahut të djathtë dhe grupeve të supremacisë së bardhë. Autoritetet kanë deklaruar se hetimi është hapur gjithashtu në lidhje me idealet që ai ndiqte dhe nëse ka patur lidhje me njerëz me mendime të tilla. Në lidhje me ngjarjet e fundit presidenti amerikan Joe Biden ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjet se Kosngresi duhet miratojë projektligjet për kontrollin e armëve.
JOE BIDEN PRESIDENTI I SHBA-VE: Dhuna me armë në këtë vend është një epidemi dhe është një turp ndërkombëtar. Gjatë dy dekadave të fundit, shumë fëmijë kanë vdekur dhe oficerë policie në detyrë së bashku. Edhe sa shumë masakra jemi të gatshëm të shohim? Edhe një herë i kërkoj Kongresit të më dërgojë një projekt-ligj që ndalon armët. Do ta nënshkruaj menjëherë. Nuk na duhet asgjë më pak për t’i mbajtur rrugët dhe vendet tona të sigurta.
Ka pak mundësi që Dhoma dhe Senati i ndarë ngushtë të miratojnë një legjislacion të tillë, megjithëse sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve në Shtetet e Bashkuara mbështesin kontrollin e armëve për shkak të rritjes së numrit të vrasjeve në shumë shtete.