Të shtëna në Hamburg, disa persona të vdekur

                      

Këto janë pamjet e filmuara nga një dëshmitar okual që tregojnë një person të armatosur që futet në në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman të Hamburgut. Personi në video duket që ka vepruar i vetëm dhe më pas hyn në kishë dhe fillon të vrasë të pranishmit që ishin aty.

Policia nuk ka konfirmuar ende sesa njerëz ishin vrarë, por personi i armatosur besohej të ishte në mesin e të vrarëve. Gazeta Bild raportoi se dhe 25 persona mbetën të plagosur nga të shtënat në qytetin verior të Gjermanisë.

“Hetimet për motivet e krimit po vazhdojnë, “tha policia në një mesazh në Tëitter.” Më herët, agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar një reporter në vendngjarje, tha se banorët në lagjen veriore të qytetit Alsterdorf kishin marrë paralajmërime në telefonat e tyre celularë për një situatë kërcënuese për jetën.

Pamjet televizive treguan dhjetëra makina policie, si dhe makina zjarrfikëse që bllokuan rrugët dhe disa njerëz, të mbështjellë me batanije, duke u drejtuar nga punonjës të shërbimit të urgjencës në një autobus.

“Ne dëgjuam të shtëna. Ka pasur 12 të shtëna të vazhdueshme,” u tha gazetarëve një dëshmitar.  Gjermania është tronditur nga një numër i konsiderueshëm të shtënave në vitet e fundit. Në shkurt 2020, një person i armatosur me lidhje të dyshuara me të djathtën ekstreme qëlloi për vdekje nëntë persona, përfshirë emigrantë nga Turqia, në qytetin perëndimor të Hanau, përpara se të vriste veten dhe nënën e tij. Në tetor 2019, një person i armatosur vrau dy persona kur hapi zjarr jashtë një sinagoge në qytetin lindor të Halle.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *