Të shtëna me armë në aeroportin e Filadelfias, vritet një polic

Të shtëna me armë janë raportuar në aeroportin ndërkombëtar në Filadelfia, ku një oficer policie mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, gjatë një konfrontimi me një grup burrash që tentuan të grabisin një makinë në parkingun e aeroportit.

Policia lokale njoftoi se dy policë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kur kanë parë disa burra të cilët kanë tentuar të hyjnë në një automjet. Kur i janë afruar, të dyshuarit kanë qëlluar në drejtim të policëve, duke e goditur njërin disa herë dhe tjetrin në krah.

Stanford tha se është e paqartë nëse oficerët qëlluan me armë gjatë të shtënave.

Njërit prej oficerëve i mungon edhe një armë.