“Të plagosurit transportohen me anije”- Mjeku zbulon përmasat e tragjedisë në Turqi

Mjeku shqiptar në Ankara, Bledjan Çuni, ka zbuluar përmes një interviste për Euronews Albania, situatën në spitalet turke pas tërmetit shkatërrimtar që goditi juglindjen e vendit.

Çuni tha se aktualisht janë rreth 40 mijë persona të plagosur, ndërkohë që numri i viktimave a kaluar 7 mijë.

Ai zbuloi se personat e plagosur janë transportuar me anije drejt spitalit të Mersinit apo spitaleve të tjera në qytete më të afërta nga zona e tërmetit.

“Në spitalet rreth zonës evakuimi i pacientëve është bërë me anije. Janë evakuuar nga zona. Në spitalin e Mersinit është shumë e pacientëve që janë larguar nga zonat e tërmetit.

Numri i pacientëve nga sa kam inofrmacuion është 40 mijë, numri i të vdekurve kishte arritur në 7 mijë megjisë e kam shumë të vështirë për të flas me numra kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Me tragjedinë e madhe që ka ndodhur nuk bëhet fjalë që të ketë asnjë spital në botë që ta përballojë. Shumica e mjekëve janë në terren dhe ndërhyrjet e para bëhen në terren dje më pas pacientët sillen në spital”, tha Çuni.

 

NGA EURONEWS.AL