Të paktën 16 civilë humbin jetën në sulmin e Izraelit ndaj një qendre strehimi në Gaza
- 24 October, 2024
Të paktën 16 persona, përfshirë 4 fëmijë humbën jetën në sulmin në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite bombardoi shkollën e cila përdorej si qendër strehimi në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të vendit.
Po ashtu bëhet e ditur se disa qytetarë janë plagosur si pasojë e shënjestrimit nga ushtria izraelite të një motoçiklete në qytetin Rafah në jug të Gazës.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.847 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 100.544 të tjerë u plagosën.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ