Talebanët vrasin udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik
Talebanët kanë vrarë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që organizoi sulmin e 26 gushtit 2021 jashtë aeroportit të Kabulit nga i cili gjetën vdekjen 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe rreth 170 afganë.
Disa zyrtarë amerikanë bëjnë me dije se Uashingtoni nuk ka patur rol në vrasjen e kreut të ISIS. Sulmi me bombë ndodhi trupat amerikane po përpiqeshin të ndihmonin amerikanët dhe afganët të largoheshin si pasojë e situatës kaotike pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
JOHN KIRBY-ZEDHËNËS I SHTËPISË SË BARDHË: Ai ishte një zyrtar kyç i ISIS-it i përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e operacioneve si ai në Portën Abbey, dhe tani nuk është më në gjendje të komplotojë apo kryejë sulme.
Udhëheqësi i ISIS-it, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u vra në jug të Afganistanin në fillim të prillit, ndërsa talebanët kryen një seri operacionesh kundër grupit të Shtetit Islamik.Talebanët në atë kohë nuk ishin në dijeni të identitetit të personit që vranë. Ndërkaq, Pentagoni ka infromuar për lajmin familjarët e amerikanëve të rënë gjatë sulmit.