Taiwani përballet me një fushatë intensive dezinformimi nga Kina përpara zgjedhjeve presidenciale në janar 2024
Taipei, Taiwan – Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Taiwan në janar 2024, vendi po përballet me një fushatë intensive dezinformimi nga Kina. Qëllimi është ndikimi politik përmes promovimit të kandidatëve më përkrahës të Pekinit.
Sipas raportimeve zyrtare të inteligjencës se Taipeit, Kina po përdor taktika si operacione false flag për të justifikuar ndërhyrje të ardhshme ushtarake. Gjithashtu po përhap lajme të rreme që favorizojnë kandidatë si Hou Yu-ih e Ko Wen-je, në kurriz të kandidatit aktual Lai Ching-te.Për t’u përballur, Taiwan po forcon mekanizmat e verifikimit të informacionit si chatbot-i “Auntie Meiyu”. Gjithashtu po intesifikon fusaten e ndergjegjsimit mediatik për të ndihmuar qytetarët të dallojnë lajmet e rreme.
Kjo mbetet një sfidë madhore për demokracinë të Taiwanit, ndërsa përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 14 janarit 2024, nën hijen e presionit gjeopolitik në shtim nga Kina.
Referenca: Artikulli origjinal nga Eric Cheung për CNN.