Sunak në Paris për të nxitur Macron të miratojë ligjin kundër emigracionit të paligjshëm

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Rishi Sunak u takuan në Paris në një Samit që synon rregullimin e raporteve mes tensioneve të shkaktuara pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit).

Gjatë Samitit, dy vendet pritet të diskutojnë përmirësimin e bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik, si dhe të shtojnë përpjekjet për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit nga Franca në Angli.

Samiti franko-britanik, i pari i llojit të tij që nga vitit 2018, pritet të dëshmojë hapjen e një “kapitulli të ri” në raportet midis dy vendeve, tha zyra e presidentit Macron. Samite të tilla janë mbajtur çdo vit në të kaluarën.

Vizita e Sunak vjen dy javë përpara se mbreti Charles III të udhëtojë në Francë dhe më pas në Gjermani për vizitat e tij të para shtetërore si monark, në përpjekjet e mëtejshme britanike për të ndërtuar ura me fqinjët evropianë.

“Samiti do të jetë mbi të gjitha një mundësi për të riafirmuar dhe thelluar bashkëpunimin e ngushtë në drejtim të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, thuhet në deklaratën nga zyra e Macron, pasi të dyja vendet janë të vetmet fuqi bërthamore në rajon.

Një delegacion prej shtatë ministrash të lartë nga dyja vendet do të marrë pjesë në Samit, duke përfshirë ata përgjegjës për punët e jashtme, mbrojtjen dhe çështjet e brendshme.

Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar dhe BE njoftuan një përparim në bisedimet për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi marrëveshjet tregtare pas Brexit-it për Irlandën e Veriut.

 

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *