Sulmohet një tjetër spital në Rripin e Gazës, raportohet për 13 të vdekur
Forcat izraelite kanë kryer një tjetër sulm në spitalin Al-Shifa në Gaza, ku kanë mbetur të vdekur 13 persona.
Ushtria izraelite ka deklaruar se arsyeja e sulmit është se sipas saj Hamasi po i përdor ato si baza të tyre.
“Hamasi ka zgjedhur të pozicionohet në mënyrë strategjike terroriste brenda, nën dhe përreth spitaleve. Ne jemi përpjekur të inkurajojmë njerëzit që strehohen në spitale të evakuohen”, thuhet në deklaratën e Izraelit.
Sipas BBC, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se snajperët izraelitë kanë qëlluar në spitalin Al-Quds gjithashtu, në qytetin e Gazës.