Sulmi rus gjatë vizitës së Zelensky në Odessa, Von der Leyen: Askush nuk është i frikësuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në postimin e saj në “X” dënoi sulmin e nisur më herët nga forcat ruse në Odessa.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin e urryer të Rusisë në Odessa gjatë vizitës së Volodymyr Zelensky dhe Kyriakos Mitsotakis”, tha ajo.

Von der Leyen thekson se “askush nuk është i frikësuar nga kjo përpjekje e re për terrorizëm – sigurisht jo dy liderët në terren dhe jo populli i guximshëm i Ukrainës”.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, përfundon Ursula von der Leyen. /vizionplus.tv